Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Hapja e negociatave për anëtarësimin në BE, në prill analiza për Shqipërinë

Nga Klodiana 0

Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit në Komisionin Europian DG NEAR ( Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiation) do të përgatisë në muajin prill paketën e zgjerimit 2018, duke përfshirë raportet e vendeve. Në “Planin e Menaxhimit 2018″ që DG NEAR publikoi së fundmi thuhet se në muajin prill do të bëhet një analizë, ku do të diskutohet procesi i negociatave dhe mundësia e hapjes së tyre për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

DG njoftoi se do të vazhdojë punën e vazhdueshme me vendet negociuese (në veçanti me Serbinë dhe Malin e Zi) për të përparuar në negociatat e pranimit, duke përfshirë përgatitjen e dokumenteve dhe raporteve të nevojshme.

“DG do t’i raportojë Këshillit, nëse ka përparime të mjaftueshme në lidhje me rekomandimet e saj të kushtëzuara për të hapur negociatat e pranimit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë“, thuhet në Planin e Menaxhimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Europian

Pas marrjes së përgjigjeve nga Bosnja dhe Hercegovina në pyetësorin, DG NEAR do të vazhdojë përgatitjen e mendimit të Komisionit mbi aplikimin për anëtarësim në BE të paraqitur nga Bosnja dhe Hercegovina, siç u kërkua nga Këshilli në shtator 2016.

DG do të vazhdojë të promovojë zbatimin e Agjendës Europiane të Reformës së MSA në Kosovë.
DG NEAR njoftoi se po mban dialog mbi të gjitha fushat e bashkëpunimit të përbashkët me Turqinë, si dhe rezultatet e monitorimit të ngushtë të zhvillimeve në Turqi dhe ndjekjes së udhëzimeve politike.
Komisioni Europian gjithashtu këtë vit rishikon dokumentet strategjike për përfituesit e iPA-s
Por gjithsesi në planin e detajuar të punës, DG nuk përcaktuar një datë apo muajin për hapjen e negociatave më Shqipërinë.

Politikat e zgjerimit në Ballkan vënë theks të veçante në promovimin e sundimit të ligjit, në respektim e të drejtave e njeriut, zhvillimin ekonomik, demokracinë dhe mirëqeverisjen.

DG synon të përmirësojë bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe me BE-në, duke përfshirë zhvillimin infrastrukturës, lidhjeve ekonomike dhe njerëzore dhe nxitjen e fqinjësisë së mirë midis vendeve të zgjerimit me synimin për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës.

/Monitor/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej