Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Hapet ekspozita me trofetë e Michael Schumacher

Nga Klodiana 0

Gjermania do të nderojë legjendën e Formula 1, nëpërmjet një ekspozite ku do të shfaqen të gjithë trofetë e fituar gjatë karrierës së tij. 

Agjentja e Schumacher, Sabine Kehm, ka konfirmuar se kjo ekspozitë do të hapet me dëshirën e familjarëve të tij në vitin 2017.

Ekspozita do të hapet në Motorworld të Këlnit ku do të përshkruhet e gjithë karriera e 7 herë kampionit të botës në Formula 1 duke nisur që nga garat Kart e deri te triumfet me Ferrarin dhe këtu përfshihen edhe eksperiencat e tij me skuadrat Jordan, Benetton dhe Mercedes.

Është vetë familja që e ka dëshiruar hapjen e kësaj ekspozite në mënyrë që të gjithë të apasionuarit të shohin koleksionin e tij”, tha Sabine Kehm.

Michael Schumacher pas aksidentit të pësuar në 28 dhjetor të vitit 2013, qëndroi disa muaj në koma për t’u transferuar në vilën e tij në Zvicër ku i është nënshtruar një procesi të ngadaltë të shërimit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>