Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Hamilton fiton Çmimin e Madh të Hungarisë

Nga Rexhina Biba 0

Formula 1 ka një tjetër udhëheqës të këtij sezoni, ai është Lewis Hamilton i cili ka marrë kryesimin e klasifikimit pas fitores që arriti në Çmimin e Madh të Hungarisë.

Gjithçka ndodh që në startin e kësaj gare ku britaniku i Mercedes i merr vendin e parë shokut të skuadrës Niko Rosberg dhe arriti ta mbajë atë për 70 xhiro duke mos e vënë asnjëherë në diskutim.

Ndërkohë Rosberg edhe pse në disa momente arriti t’i afrohej Hamilton, manovra e parakalimit nuk u pa për asnjë moment, duke u dorëzuar në një pistë ku edhe vendet e parakalimeve janë të limituara.

Pas tyre ka qenë një duel i vazhdueshëm Red Bull-Ferrari, ku skuadra austriake sërish mundi të lë jashtë podiumit “kokëkuqen”.

Daniel Ricciardo e kaloi i treti vijën e finishit me më pak se një sekondë distancë nga Vettel i vendit të katërt, ndërkohë që edhe Max Verstappen me po të njëjtën distancë e kaloi finishin në vendin e pestë duke lënë pas në të gjashtin Kimi Raikkonen.

Gjithsesi për finlandezin ky mund të konsiderohet një rezultat pozitiv pasi mundi të rikuperojë 8 pozicione nga starti i kësaj gare. Sfida e radhës do të jetë Çmimi i Madh i Gjermanisë fundjavën e ardhshme.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej