Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Halimi: Ju rrëfej sëmundjen time…djegia e plehrave është helm me vdekje

Nga Ejona 0

Thirrja e deputetit të Partisë Demokratike kundër importit të plehrave në Shqipëri.

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi gjatë seancës së sotme plenare ka sjellë përvojën e tij të hidhur që ka patur me shëndetin, ndaj ka bërë apel kundër importit të plehrave në vend. Halimi është shprehur se një gjë të tillë nuk ja uron askujt dhe se nuk duhet të presim që sëmundja të trokasë te vetja, por ta parandalojmë atë.

Djegia e plehrave është helm me vdekje. Unë jam shembulli.

Sa prej jush këtu mendojnë se ndoshta helmi i mbetjeve nuk troket në derën tuaj, se dhe fati ndoshta nuk do ta bëjë që të trokasë. E sinqerisht nuk ja uroj askujt. 

Por kjo nuk është e vërtetë. Unë jam shembulli, por ne nuk duhet të presim që të trokasë te vetja që pastaj të mendojmë për qytetarët. Jo absolutisht. Një fjalë e lashtë latine thotë: “O njeri me mend, provoje në trupin tënd. Nëse ty të dhemb, edhe tjetrit i dhemb.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej