Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Hakmarrja/ Jetonte prej 10 vjetësh në Athinë, grekët s’e lejojnë të kthehet: Ke lindur në Çamëri

Nga 27.al 0

Sa herë që marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë tensionohen, Athina zyrtare duket se e ka gati “hakmarrjen” për shtetasit tanë.

Nga Florenc Manari

Vetëm tri ditë më parë, një nënë e moshuar 80 vjeçare, nuk është lejuar të kalojë në doganën greke, sepse për policinë kufitare të Kakavijës, vendlindja e saj në Çamëri, përbënte problem.

Një motiv krejt absurd dhe befasues për të moshuarën nga Cërriku, e cila ndonëse dispononte dokumentacionin e rregullt për të kaluar e qëndruar në shtetin grek, sërish nuk është lejuar të kalojë, duke e detyruar të kthehet sërish në Shqipëri.

Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama”, Ildize Jupe, lindur në Arpicë, fshat i prefekturës Gumenicë në Çamëri, rrëfen me keqardhje historinë  e saj, e cila aq sa duket e trishtë, është edhe absurde.

Unë jetoj prej më tepër se 10 vjetësh në Athinë dhe këtë vit vendosa të pushojë disa muaj tek fëmijët e mi në Cërrik e Vlorë. Pas përfundimit të këtyre pushimeve u nisa këtë fundjavë, me vajzën time dhe të shoqin e saj, drejt Greqisë. Kur mbërrijmë në Kakavijë policia greke pasi kontrollon dokumentet e mia, më thotë se duhet të kthehem pas, sepse kam probleme me vendlindjen. Në pasaportën time vendlindja është Arpicë, Margëlliç, në Çamëri dhe sipas tyre kjo është problem.

Nga frika mos kthenin dhe fëmijët e mi, nuk bëmë rezistencë dhe u kthyem deri në Tepelenë. Nipërit e mi nga Vlora vijnë e më marrin aty, ndërsa vajza me dhëndrin, vazhduan normalisht udhëtimin drejt Athinës.

Jam shumë e zhgënjyer dhe e tronditur nga kjo ngjarje. Si mundet një e moshuar si unë të ndalohet padrejtësisht në kufi, kur unë kam të gjitha dokumentet dhe jetoj tashmë prej vitesh në Greqi?!”

Gjithashtu e moshuara pohon se policia kufitare i ka kërkuar një çertifikatë personale nga zyrat e gjendjes civile në vendin e lindjes, Arpicë.

Por, sipas saj kjo është edhe më absurde, pasi vështirë që pas afro një shekulli, në fshatin e saj të gjesh ndonjë dokument personal.

Në kushte të tilla, Ildize Jupe nuk di se ç’do të bëhet me të ardhmen e saj.

Isha përgatitur me shumë gëzim për të shkuar sërish në Greqi. Mezi prisja të takoja nipërit e mbesat që janë lindur dhe po rriten aty. Por, mesa duket ne çamëve do të vazhdojnë të na përbuzin e nëpërkëmbin.

Kam qenë fëmijë, 8 vjeç, kur na dëbuan herën e parë nga shtëpitë tona. Nënës sime i kanë vdekur tre fëmijë rrugës, nga uria dhe lodhja. Tani më duket sikur po përjetoj të njëjtat dhimbje”, shprehet me lot ndër sy e moshuara.

/panorama.com.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>