Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Hakerat “vrasin” Britney Spears

Nga Klodiana 0

Hakerat kishin arritur të hynin në faqen zyrtare të kompanisë “Sony Music Entertainment” në internet ku njoftonin se këngëtarja Britney Spears kishte ndërruar jetë duke tronditur kështu adhuruesit e saj.

Në mesazhe thuhej se Spears kishte humbur jetën në një aksident tragjik. Disa prej fansave megjithatë e dyshuan vërtetësinë e njoftimit dhe 40 minuta pas shfaqjes se tij, “Sony Music” konfirmoi se faqja ishte vjedhur nga hakerat dhe se lajmi mbi vdekjen e Spears, ishte i rremë.

Sipas “Hollywood Reporter”, i njëjti grup hakerash është përgjegjës për një sërë shkeljesh të sigurisë se llogarive në “Twitter” të “Marvel Studios” dhe kompanisë së argëtimit “Netflix”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej