Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Haiti, dëme të mëdha nga uragani “Matthew”

Nga Klodiana 0

Uragani “Matthew”, ka goditur ishujt e Karaibeve i cili u cilësua si më i fuqishëm në gati një dekadë. Një stuhi e kategorisë së katërt shkaktoi të paktën dy të vdekur në Haiti dhe 4 të tjerë në Republikën Domenikane.

Zona më e goditur ishte ajo në jug të ishullit, e cila u izolua pas shembjes së një ure që e lidh atë me kryeqytetin Port o Prince. Urgani është zhvendosur tani në brigjet verilindore të Kubës, duke kërcënuar edhe Floridën, ku është ngritur alarmi.

Sipas OKB-së vendi po përballet me ngjarjen më të rëndë humanitare që prej tërmetit katastrofik të vitit 2010. Të paktën 10 mijë persona po qëndrojnë në vendstrehime të përkohshme dhe ka raportime për mbipopullime të spitaleve dhe mungesë të ujit të pijshëm.

Ndërsa UNICEF ngre alarmin se 4 milionë fëmijë mund të jenë ekspozuar ndaj dëmeve të uraganit dhe se rreziku i përhapjes së sëmundjeve është i lartë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>