Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Hahn: Vetting-u është vendimtar për negociatat me Shqipërinë, presim rezultate në janar

Nga Media 0

Brukseli kërkon nga Shqipëria rezultate nga Vetting-u që në janar. Komisioneri për Zgjerimin deklaroi sot nga Tirana se ligji i Vetting-ut është vendimtar për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Johannes Hahn vlerësoi luftën ndaj drogës, por kërkoi nga qeveria fakte konkrete për arritjet, ndërsa kërkoi që të gjitha palët në Shqipëri të bëhen bashkë kur vjen puna për procesin e integrimit, pasi vendi është në rrugën e duhur.

Kemi mundësi që të diskutojmë të shkëmbejmë ide për progresin që ka bërë Shqipëria. Duhet të punojmë për sfidat. Ne bazohemi te faktet dhe jo te thashethemet dhe aludimet. Me rëndësi që të arrijmë të qytetarët dhe të flasim për progresin që ka bërë Shqipëria.

Ne mund të bëjmë shumë më shumë për këtë. Kemi në fakt dicka për të treguar në lidhje me ecurinë dhe progresin për luftën kundër drogës apo për uljen e numrit të azilkërkuesve dhe kjo është një tjetër arritje e madhe.

Ne kemi synime për 2018. Duke u bazuar te fjalimi i Juncker për të ardhmen. Ne do të nxjerrim një strategji për Ballkanin në muajin Shkurt dhe për herë të parë pas 15 vitesh do të ketë edhe një samit të Ballkanit që do të organizohet nga Presidenca Bullgare në Maj të 2018.

Kjo tregon të ardhmen evropiane të Ballkanit. Për të marrë rekomandimin presim rezultatet për Vettingun. Rezultatet e para i pres në fillim të vitit. ONM po punon me ekspertë nga e gjithë bota. Është shumë e rëndësishme që të konsolidohen arritjen në 5 prioritetet.

Të gjitha janë në rrugën e duhur, është një gjë që dua ta theksoj që Shqipëria është në rrugën e duhur dhe madje dua të them se “Aspirata Europiane duhet të jetë objektiv kombëtar dhe të mbështetet nga të gjitha partitë, shoqëria dhe media, absolutisht. Pasi është synim kombëtar integrimi.

Pavarësisht diskutimeve politike, sa i përket synimit kombëtar të gjithë duhet të jenë bashkë. I gjithë vendi e do dhe e ka për synim të ardhmen Europiane. Të gjitha partitë e duan këtë gjë, por është me rëndësi që tregohet me një veprim të përbashkët kombëtar”, deklaroi ai.

/report tv/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej