Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Habit modelja, në pasarelë duke ushqyer fëmijën me gji

Nga Media 0

Jo pak gra kanë turp të ushqejnë vogëlushët e tyre me gji ndërsa janë në publik. Por modelja Mara Martin u ka dhënë një shtysë të gjitha grave që ta tejkalojnë këtë “turp” që është veprim tejet natyral.

Mara Martin u shfaq mbrëmjen e të dielës në Miami, Florida duke i dhënë gji vajzës së saj 5-muajshe ndërkohë që sfilonte. Martin ishte një nga 16 finalistet e zgjedhura për të marrë pjesë në Javën e modës në Miami në eventin e Sports Illustradted. Vogëlushja e saj mbante në vesh kufje që nuk i lejonin të dëgjonte zhurmën, ndërsa ushqehej duke marrë vëmendjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë gjatë një “vakti”.

“Të gjithë ata që më njohin, e dinë se kjo është një ëndërr e imja e kahershme. Nuk mund ta besoj se gazetat janë mbushur me tituj që flasin për mua dhe vajzën time ndërkohë që po bëj diçka që e bëj çdo ditë. Gratë mund t’i bëjnë të gjitha”, ka shkruar ajo.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej