Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

“Habilaj”, ja kapitulli 4 i plotë me përgjimet në dosjen 1600 faqe

Nga Media 0

Report TV ka siguruar detaje të reja nga dosjen 1600 faqe të prokurorisë së Katanias. Në këtë dosja përfshihet i gjithë hetimi për grupin Habilaj. Dosja hetimore është e ndarë në 4 kapituj. Kapitulli 1 ka raporte të shërbimit nga oficerët e Guardia di Financa.

Fashikujt 2 dhe 3 përfshin të gjitha përgjimet për grupin Habilaj. Fashikulli katër përmban dokumente të mbledhura gjatë hetimit. Në fashikullin e përgjimeve, ka vetëm 3 përgjime ku përmendet emri Saimir. Në fashikullin 3, pika 16 prokuroria e Katanias bën atë që e cilëson se puqja ndërmjet grupit të Habilajve dhe Tahirit. Ky kapitull mban emrin “ Puqja ndërmjet grupit shqiptar të drejtuar nga Moisi HABILAJ dhe Florian HABILAJ dhe Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë Saimir TAHIRI” I gjithë ky kapitull disponohet nga Report TV.

Në 1600 faqe nuk ka asnjë provë direkte që lidh Tahirin me Habilajt. Vetëm në 1 rast përmendet emri i plotë Saimir Tahirit në përgjimin e datës 10.10.2014. Në këtë përgjim 3 të përgjuarit flasin për targa makinash dhe janë të paqartë me njëri tjetrin se cfarë detyre mbante Saimir Tahiri.

Janë Maridian, Avdul dhe Klardi SULAJ, flasin për targa makinash. Maridiani thotë se: presidenti e ka “01”, kryeministri e ka “02” … “03” është AUDI Artanit. Maridiani: ishte i kushëririt tonë ai, kryeministri vëlla, si quhet? … Në këtë bisedë Maridian Sulaj nuk e ka idenë se cfarë detyre kishte Saimit Tahiri dhe pyët. çfarë është tani ai? Maridiani po ashtu thotë se: “SAIMIR TAHIRI” … “01” e ka presidenti … “02” e ka kryeministri … “03” e kishte ky … SAIMIRI!

Një tjetër përgjim ku përmende emri Saimir lidhet me disa bizhuteri të blera. Dokumenti thotë se “ Moisiu futet në makinë, i thotë Sabit se i mori dy byzylykët për bashkëshorten e Saimirit dhe një për të ëmën. Sabi e pyet nëse i kanë kushtuar shumë.

Moisi Habilaj i përgjigjet duke thënë: Mjaft. Ndërsa Sabi pyet: 1000 Euro?

Moisiu Habilaj pyet: Sa?

Ndërsa Sabi jep shifrën: 2000.

Disa nga këto përgjime u përdorën për t’i bllokuar pasaportën e Tahirit. Më poshtë i gjithë kapitulli 4 i dosjes me 1600 faqe.

foto 1 tahiri dosja
foto 2 tahiri dosja
foto 3 tahiri dosja
foto 4 tahiri dosja
foto 5 tahiri dosja

http://shqiptarja.com/home/1/–39-habilaj–39–ja-kapitulli-4-i-plot–me-p-rgjimet-n–dosjen-1600-faqe-458727.html?pos_1

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej