Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

The Guardian: Askush nuk trukon ndeshje si Skënderbeu

Nga Media 0

Gazeta prestigjioze angleze “The Guardian” i ka kushtuar një artikull klubit shqiptar, Skënderbeut. Në të flitet për dosjen ku dyshohet për trukime ndeshjesh.

The Guardian shkruan se askush më parë në historinë e futbollit nuk ka trukuar ndeshje si Skënderbeu dhe se klubi ka funksionuar si mjet i krimit të organizuar.

Shkrimi i “The Guardian” për Skënderbeun:

Një ndër klubet kryesore të Shqipërisë është akuzuar në një raport të UEFA-s se ka manipuluar ndeshje për qëllime bastesh dhe mund të dënohet deri në 10 vite.

Tifozët e Skënderbeut u mblodhën në mbështetje të klubit, pasi mësuan akuzat, të cilat janë mohuar nga ata që akuzohen. Në Korçë e duan ekipin e tyre të futbollit dhe kjo është arsyeja pse, më 21 shkurt, mijëra banorëve të qytetit u mblodhën për të kënduar për Skënderbeu. Tubimi u shtri në rrugën kryesore dhe një tabelë qëndronte midis shamive dhe parullave. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Mos e mbytni ëndrrën tonë”.

Raport i UEFA-s aludon se gjashtë herë kampionët kombëtarë, të cilët konkurruan në fazën e grupeve të Europa League këtë sezon, janë ndaluar nga garat e saj për një periudhë 10-vjeçare. Nëse organi qeverisës, etika dhe organi disiplinor pajtohen, klubi nuk do të lejohet të marrë pjesë në kompeticionet evropiane.

Raporti del në përfundimin se “Skënderbeu ka trukuar ndeshje futbolli siç nuk ka bërë askush më parë në historinë e këtij sporti. Klubi ka funksionuar si një mjet i krimit të organizuar”.

Megjithatë UEFA nuk e ka konfirmuar apo mohuar vërtetësinë e dokumentit.

http://fax.al/read/article/17506614/gazeta-britanike-askush-nuk-trukon-ndeshje-si-skenderbeu

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej