Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gruevski u largua nga Shqipëria me makinën e ambasadës hungareze

Nga Klodiana 0

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga Shqipëria me makinën e ambasadës hungareze në Tiranë. Burime policore thanë se ish-kreu i qeverisë maqedonase ka kaluar nga pika doganore e Hanit të Hotit, në datë 11 nëntor.

Mësohet se Gruevski ka udhëtuar nga Hani i Hotit për në Mal të Zi me një makinë të ambasadës hungareze, me targa CD1013A. Ish-kryeministri maqedonas ka kaluar në orën 11:00 në pikën doganore për në drejtim të Malit të Zi. Në makinë bashkë me të ndodheshin shoferi i ambasadës hungareze në Tiranë si edhe një punonjës i saj. Dy punonjësit e ambasadës kanë paraqitur pranë policisë kufitare, pasaportë diplomatike, ndersa ish-kryeministri Gruevksi ka kaluar me kartën e identitetit. Mesohet se makina me targa diplomatike është kthyer në Shqipëri rreth 45 minuta më vonë, por pa Gruevskin.

Sakaq nuk dihen ende se nga cila pikë doganore ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevksi ka hyrë në vendin tonë, cështje e cila po hetohet nga policia shqiptare. Theksohet fakti se Nikola Gruevski u shpall në kërkim ndërkombëtar më 13 nëntor.

Përmes një statusi në facebook, ai njoftoi se ndodhej në Budapest ku ka kërkuar strehim politik nga autoritetet hungareze atje. Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej