Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gruevksi u largua nga Shqipëria, Felaj: Çështja po hetohet!

Nga Klodiana 0

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj bashkë me përfaqësues të OSBE-së zhvilluan një takim në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër.

Pas një mbledhjeje në Doganën Shqiptare dhe takimit me Policinë Kufitare, Felaj foli në lidhje me Gruevskin ku theksoi se çështja po hetohet.

“Këtë përgjigje nuk mund ta jap si kryetare e Komisionit të Sigurisë. Më përpara kam qenë prokurore dhe për këtë përgjigje mund të japin vetëm organet e hetimit. Si ka ndodhur kalimi, nga ka hyrë apo nëse ishte apo jo në kërkim në momentin kur ka kaluar përmes Shqipërisë? Nuk është një çështje objekt i deputetëve të Komisionit të Sigurisë. Nga sa kemi parë në media çështja po hetohet”, u shpreh Felaj.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej