Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gruaja e Gjiknurit: Pas takimit me Guru-në kam zbuluar se kemi cilësitë e Zotit, ne s’e njohim veten tonë

Nga Media 1

Bashkëshortja e ish-ministrit Damian Gjiknuri, Rovena Agolli ka rrëfyer për  besimin e saj te Guru-të. Kur në vitin 2018 erdhi në Tiranë, Guru-ja Paramahamsa Vishwandanda ajo ishte edhe një ndër personat që e priti në aeroport.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ajo u shpreh se prej se tek ky besim po njeh akoma më shumë edhe veten. Agolli theksoi se njeriu është një miniaturë e Zotit që mbart të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla.

“Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën dhe e njohim përmes dashurisë. Në këtë mënyrë zgjohesh nga gjendja e fjetur mendojmë se duam, por nuk duam në të vërtetë. Ne jemi një miniaturë e Zotit mbartim të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla. Unë njoh të vërtetën që e kam zbuluar vet nuk kam pyetur për këtë gjë më është shfaqur kjo gjë”, thaRovena Agolli

Ajo tregoi  se numri i besimtarëve shqiptarë për Guru-në shtohen gjithnjë e më shumë. “Kemi krijuar një qendër në Tiranë, e cila mëson disa praktika spirituale. Në këtë qendër mblidhemi dhe shtohemi, por njerëzit janë me stade të ndryshme. Ka njerëz që e provojnë dhe nuk kthehen dhe të tjerë që qëndrojmë. Ne jemi një grup i devotshëm kemi vënë kohën tone, për të ndarë me shumë dashuri këtë filozofi”, u shpreh ajo.

Opinion.al

Loading...

Komente (1)

  1. Nderkohe yt shoq u perfshi ne nje dy tre kater pese… afera korruptive

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej