Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Greqia propozon një projekt për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Nga Klodiana 0

Athina dërgoi sot në Shkup një projekt për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe për emrin e Maqedonisë, në kuadër të negociatave të nisura në janar mes dy vendeve, theksoi sot qeveria greke.

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias do të shkojë të enjten në Shkup për të diskutuar për këtë projektmarrëveshje me homologun maqedonas, Nikola Dimitrov, para një takimi më 30 mars në Vjenë të dy ministrave me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara për këtë çështje, Matthew Nimetz,

“Planmarrëveshja parashikon për ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë një “emër të përbërë” duke e bashkuar emrin Maqedoni me një përcaktues, të tipit Maqedonia e Epërme, që do të përdoret sipas kushtit “erga omnes”, si ndërkombëtarisht ashtu dhe brenda shtetit fqinj”, theksoi Dimitris Tzanakopoulos, zëdhënës i qeverisë greke në një konferencë shtypi.

“Një zgjidhje e tillë do të nënkuptonte rishikim të Kushtetutës nga vendi fqinj”, nënvizoi ai, ndërkohë që qeveria maqedonase nuk disponon maxhorancën parlamentare të mjaftueshme për të kryer më mirë një procedurë të tillë.

“Athina pret tashmë komente dhe mendime nga pala tjetër”, theksoi Dimitris Tzanakopoulos.

/www.balkanweb.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej