Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Greqia paralajmëron vendosjen e VETO-s për Shqipërinë

Nga Klodiana 0

Raporteri i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein i ka kërkuar Komitetit të Jashtëm të PE që t’i japë Shqipërisë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave.

Fleckenstein tha se Shqipërisë mund t’i kërkohen të përmbushë zbatimin e reformës në drejtësi, por ndërkohë negociatat me këtë vend duhet të hapen.

Fleckenstein: Kam një sugjerim, nuk mund të presim deri në implementimin e reformës në drejtësi, por le të hapen më parë negociatat për Shqipërinë duke i vendosur si kusht zbatimin e plotë të reformave. Mendoj se nuk duhet të krijojmë asnjë konfuzion.

Deklarata e Fleckenstein erdhi si përgjigje ndaj eurodeputetëve grekë, të cilët paralajmëruan se do të vendosin veton për Shqipërinë nëse nuk përmbush kriteret e kërkuara.

Ndër kushtet, sipas tyre, janë respektimi i të drejtave të minoritetit grek, duke përmendur rastin e vendimit për prishjen e disa shtëpive në Himarë, për të cilat ata thanë se është shkelje e hapur e të drejtës së pronës.

Eurodeputeti grek: Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat dhe duket sikur BE po bën të njëjtat gabime me Shqipërinë, ashtu si ka bërë me Turqinë. Greqia do të vendosë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nëse nuk ka përmirësime.

Eurodeputetja: 19 familjeve te minoritetit grek u janë lënë vetëm 5 ditë për të lënë banesat e tyre në kuadër të një reforme territoriale. Shqipëria duhet t’i respektojë të drejtat e minoritetit dhe ato të pronës.

Eurodeputetët grekë gjithashtu thanë se nuk është normale që në Shqipëri qarkullon ideja e Shqipërisë së Madhe, pasi kështu rrezikohet stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Por raporteri i Shqipërisë, Knut Fleckenstein tha se eurodeputetët greke janë shfaqur shpesh herë problematikë kur flitet për anëtarësimin e vendeve të tjera në BE.

/oranews.tv/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>