Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Greqia ndërton kampe refugjatësh në ishujt pranë Turqisë

Nga Ejona 0

Greqia ka ndërmend të ndërtojë kampe të reja refugjatësh në ishujt përballë brigjeve të Turqisë

Ministri për Emigracionin, Yannis Mouzalas ka sqaruar se vendimi është marrë për shkak të mbipopullimit të kampeve ekzistuese.

Në strukturat e reja do të mund të qëndrojnë deri në 200 persona dhe në këtë mënyrë do të mund të përshpejtohen procedurat e shqyrtimit të kërkesave për azil.

Thuajse një e katërta e rreth 62.700 emigrantëve të bllokuar në Greqi ndodhen aktualisht në ishuj dhe nuk janë të autorizuar të largohen. Sipas Mouzalas aktualisht të gjitha kampet për refugjatë në Greqi janë të pajisur për t’u bërë ballë vështirësive të dimrit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej