Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Greqia kërcënon Shqipërinë: Jemi më të fortë ushtarakisht

Nga Ejona 0

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka paralajmëruar Shqipërinë për të mbajtur marrëdhënie të përfitimit të përbashkët mes vendeve, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend të varur.

Kryediplomati grek ka theksuar se forcimi i marrëdhënieve është në interes të Shqipërisë dhe se duhet të fillojë përpara negociatave me Bashkimin Europian.

Kotzias është ndalur dhe te qeverisja e Partisë Socialiste me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet duke u shprehur se Çështja Çame i intereson vetëm kësaj pjese të çamëve dhe jo 160 mijë apo më shumë çamëve shqiptarë.

Deklarata e Kotzias: “Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare.

Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane.

Fakti që ata qeverisin me partinë e çamëve i ka detyruar të adoptojnë pjesë së agjendës së kësaj partie, siç janë çështjet e çamëve që kryen krime lufte në Greqi, që janë dënuar njëherë e mirë nga gjykatat greke.

Çështja Çame i intereson kësaj pjese të çamëve dhe jo 160 mijë apo më shumë çamëve shqiptarë, që nuk kishin dhe s’kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe krimet e asaj periudhe. Gabimi i dytë është se, pas vitit 2008, për shkak të krizës, dikush e nënvlerësoi Greqinë dhe mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të saj.

T’i zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të aderojnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian. Shpresoj ta kuptojnë se kjo është në interes të tyre.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej