Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Greqi/ Treni përplaset me shtëpinë e dy shqiptarëve, shpëtojnë mrekullisht (film)

Nga Rexhina Biba 0

Dy emigrant shqiptarë kanë shpëtuar për mrekulli pas përplasjes së një treni në shtëpinë ku ata jetonin.

Dy vagona të trenit të linjës Athinë-Selanik, kanë dal nga shinat në afërsi të Selanikut, ku janë përplasur më një godinë të ndërmarrjes së hekurudhave, e më pas janë përplasur me shtëpinë ku dy shqiptarët jetonin me qira, duke u futur deri në mesin e saj.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, të dy shqiptarët ndodheshin në shtëpi në momentin e aksidentit dhe kanë dalë të tmerruar nga pjesa e banesës që nuk është shembur.

Ndërmarrja e hekurudhave njoftoi paraditen e të dielës se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur dhe tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Treni ekspres i linjës Athinë-Selanik me 70 pasagjerë, doli nga shinat për arsye që ende nuk dihen. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës, në vendin e quajtur Adedros, në afërsi të Selanikut.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej