Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Greqi/ Obama takohet me Pavlopoulos dhe Tsipras

Nga Rexhina Biba 0

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama zhvilloi një takim në Greqi me Presidentin Prokopis Pavlopoulos dhe Kryeministrin Alexis Tsipras, me të cilin u shfaq më pas në një konferencë për shtyp.

Presidenti amerikan tha se ka zhvillime pozitive në Greqi, por  gjithashtu ka ende shumë sfida për të kaluar, për të cilat Obama ofroi mbështetje.

Gjithashtu, kreu i Shtëpisë së Bardhë përshëndeti popullin grek për vlerat njerëzore, siç tha ai që tregoi me krizën e emigrantëve, por tha se është e rëndësishme që një vend i vetëm të mos mbajë gjithë peshën e kësaj sfide.

Nga ana e tij, Presidenti grek Pavlopulos falenderoi Obamën për mbështetjen e SHBA në krizën greke dhe shprehu bindjen se të njëjtën mbështetje do të ketë sërish prej Presidentit të sapo zgjedhur Donald Trump.

Obama mbërrin në Greqi, blindohet Athina

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>