Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Greqi/ Kreu i opozitës akuzon Tsipras: Ta ka mbledhur Rama

Nga Rexhina Biba 0

“Shqipëria është një tjetër shqetësim i madh real në rajon”. Me këto fjalë i është drejtuar grupit parlamentar të Demokracisë së Re, kreu i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis. Sipas tij, tre çështje që kanë të bëjnë me politikë e jashtme po e vënë Greqinë në një pozitë të vështirë në raport me interesat kombëtare.

Duke iu referuar deklaratave të fundit të kryeministrit Rama ai akuzoi qeverinë Tsipras për strategjinë që po ndjek lidhur me çështje të politikës së jashtme.

“Është e papranueshme të shtoni një tjetër shqetësim të madh në rajon. Shqipëria ka vënë në tryezë të gjitha çështjet”-theksoi Mitsotakis.

Kreu i opozitës greke iu referua edhe deklaratave të presidentit Erdogan që sipas tij mohojnë bazën ndërkombëtare konvencionale për Traktatin e Lozanës, Raporton Respublika.

“Në një mjedis të tillë, Greqia është e margjinalizuar, qeveria nuk ka strategji të qartë kombëtare. Në çështjet e financave ne nuk jemi pjesë e ndonjë zgjidhjeje, komuniteti ndërkombëtar po përballet me ne me dhembshuri dhe keqardhje, por kjo nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur interesat tona. Takimi në Berlin i Gjermanisë, Francës, Holandës, Spanjës dhe Italisë tregon se të tjerë duan të vendosin për ne, pa ne”- deklaroi kreu i Demokracisë së Re.

/pamfleti.com/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>