Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Greqi, kapen 70 refugjatë sirianë në një pyll mes ngricës në Selanik

Nga Rexhina Biba 0

1480520823460x

70 emigrantë, përfshirë dhe fëmijë janë zbuluar këtë të mërkurë nga autoritetet greke në një pyll të mbuluar nga bora në qytetin verior të Selanikut.

Trafikantët duket se u janë rikthyer rrugëve të vjetra të njohura drejt Bashkimit Europian, në vend që të kalojnë përmes Mesdheut nga Turqia.

Pjesëtarë të këtij grupi, të cilët thonë se ishin nga Siria, deklaruan për policinë greke se kishin kaluar lumin Evros në kufirin greko-turk me anë të gomoneve, e më pas ishin dërguar për në Selanik të fshehur në një kamion.

Shoferi i kamionit i la ata në mes të pyllit orët e vona të së martës, duke bërë që ata të kalonin natën mes të ftohtit të acartë. Autoritetet bëjnë të ditur se shoferi është vënë nën kërkim policor.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>