Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Greqi, flamurin e mbante nxënësja shqiptare, “Agimi i Artë” prish paradën (film)

Nga Media 1

Në Greqi, anëtarë dhe mbështetës të partisë së ekstremit të djathtë, Agimi i Artë kanë prishur një paradë shkollore për shkak se flamurin e paradës e mbante një nxënëse shqiptare.

Ata do të procedohen pasi autoritetet i kanë paditur  me akuzën “prishje e qetësisë publike”.

Ngjarja ka ndodhur në një nga njësitë bashkiake të ishullit Santorini.

Sapo ka nisur parada, rreth 20 persona të veshur me bluza të zeza me mbishkrimin “Hellas Ultras”, kanë protestuar pse flamurtare e paradës ishte një fëmijë emigrantësh shqiptarë. Ata bërtisnin “Jemi grekë. Flamurin duhet ta mbajnë grekët”.

Edhe pse shumë prej të pranishmëve iu kundërvunë atyre, parada përfundimisht u prish, pse mjaft prindër i tërhoqën fëmijtë e tyre nga frika e përshkallëzimit të ngjarjes.

Partia Agimi i Artë, e përcolli lajmin në faqen e saj zyrtare. “Dega e Santorinit e Agimit të Artë dhe qytetarë vendas, e ndërprenë paradën, në shenjë proteste energjike për fyerjen e simbolit kombëtar (flamurit), dhe duke theksuar se nuk do të lejojnë fenomene të tilla antigreke në ishull”, thuhet në njoftimin e Agimit të Artë.

Ndërkaq, gjithë partitë e tjera greke, përfshirë SYRIZA-n në pushtet dhe Demokracinë e re të opozitës, e kanë dënuar me forcë aktin e ekstremistëve të djathtë.

Ndërsa Ministria e Arsimit, në një deklaratë për ngjarjen, nënvizon se aktet e patriotizmit ekstrem nuk kanë vend në shoqërinë greke. “Flamurin kanë të drejtë ta mbajnë të gjithë fëmijtë që ndjekin sistemin tonë arsimor”.

Nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla në raste paradash shkollore në Greqi. Sipas ligjit, në këto parada flamurtar bëhet nxënësi më i mirë dhe shpeshherë ky shans u ka rënë nxënësve shqiptarë. Por jo rrallë, ka fakt ka shkaktuar incidente dhe debate.

/Tema/

Komente (1)

  1. Cfare ben ministria jone?

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej