Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Greqi/ Ekzekutohet një shqiptar në Athinë

Nga Klodiana 0

Një 57-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në periferi të kryeqytetit grek, Athinë. Viktima është identifikuar si Kosta Pojani, nga Berati. Ai u qëllua me një karabinë në kokë dhe gjoks në kohën që po shkonte për në punë, gatë orëve të paradites.

Policia thotë se autori i vrasjes është një shtetas qipriot, i cili u dorëzua pak orë më vonë në një rajon policor të kryeqytetit helen.

Ekzekutori ende nuk ka shpjeguar shkaqet e ekzekutimit të shqiptarit, por burime policore deklaruan se viktima dhe ekzekutori kanë pasur kohët e fundit mosmarrëveshje mes tyre.

Trupi  i viktimës u dërgua në morgun e Athinës për ekspertizë mjeko-ligjore.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej