Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Greqi, anija me flamur shqiptar përplaset në një zonë shkëmbore

Nga Media 0

Një anije mallrash me flamur shqiptar dhe me tetë persona në bord është përplasur mëngjesin e sotëm në Lefkada të Greqisë.

Anija është përplasur me shkëmbinj ujor dhe ka futur ujë brenda. Sipas Ministrisë Detare greke, anija “Koravi” kishte në bordin e saj 1,900 ton metrikë hekuri, të cilën e kishte ngarkuar në Amaliada të Volos dhe ishte nisur për në Shqipëri.

Ekuipazhi i anijes u evakuua dhe u transferua në qendrën shëndetësore të ishullit për arsye sigurie. Në zonën ku ka ndodhur incidenti janë anije të rojes bregdetare dhe dy anije të tjera.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej