Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Greqi, 30 muaj burg me kusht dy shoferëve të MPJ-së

Nga Klodiana 0

Një gjykatë në Greqi ka dënuar me 30 muaj burg me kusht dy shoferët e Ministrisë së Jashtme shqiptare, të cilët u kapën me tekste në gjuhën shqipe.

Dy shoferët Agim Asllani dhe Altin Tafa u ndaluan nga policia greke më herët gjatë muajit në Janinë, teksa transportonin me automjet zyrtar libra dhe abetare në shqip.

Agjentët grekë që bënë kontrollin e automjetit vlerësuan se ata po transportonin material propagandistik dhe të dhëna historike sensitive për palën greke, ndaj dhe ndaluan shoferët dhe sekuestruan tekstet.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>