Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Grekët themelojnë shoqatën e viktimave të çamëve, ndërsa faktet i nxjerrin bashkëpunëtorë me nazistët gjermanë

Nga Klodiana 0

Pas disa muajsh qetësie dhe rënies së toneve, e veçanërisht pas fotografive nga Nju Jorku i largët, ku  buzëqeshjet dhe atmosfera miqësore e homologëve Kotzias e Bushati përçonin mesazhin se përsëri Athina dhe Tirana janë pranë për të “zgjidhur” çështjet që u ka lënë peng e kaluara, një fakt i ri na njeh se grekët kanë bashkëpunuar me nazistët gjermanë.

Studiuesi Arben Llalla ka nxjerrë nga arkiva një fotografi, e realizuar në Kretë më 1943, ku me rreth të kuq janë ushtarët grekë, ndërsa me të verdhë nazistët gjermanët.

Me rreth të kuq janë ushtarët grekë, ndërsa me të verdhë nazistët gjermanë, Kretë 1943. Po çamët ku janë? Ja pra, një pyetje që grekët duhet të përgjigjen me fakte dhe jo akuza politike për bashkëpunimin e shqiptarëve me gjermanët. Ndërsa ne ua përplasim në fytyrë grekëve me fakte se kanë bashkëpunuar me nazistët gjermanë“, shkruan Llalla në facebook.

Pavarësisht këtyre fakteve kokëforta Top Channel raporton se është krijuar në Parga një shoqatë me emrin “Shoqata e pasardhësve të viktimave të çamëve”. Një nga protagonistët e kësaj organizate absurde është ish-deputeti i “Demokracisë së re”, Antonis Bezas.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej