Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Grekët “shqetësohen” nga krijimi i linjës ajrore shqiptare: Është degë e turqve (frikësohen dhe italianët)

Nga Media 0

Krijimi i linjës ajrore “Air Albania”, ka shkaktuar reagime të ndryshme tek vendet fqinje.

Mediat greke shkruajnë se kjo linjë, është degë e turqve. “Që nga vera e vitit 2017, kryeministri i Shqipërisë ka njoftuar krijimin e shërbimit të ri kombëtar ajror të Shqipërisë. Linja ajrore e re do të jetë
një degë e Turkish Airlines dhe do të jetë e vendosur në Aeroportin e Tiranës.

Ende nuk është bërë e ditur se drejt cilave destinacione do të udhëtojë kjo linjë ajërore, apo për politikën e çmimeve dhe struktura e korporatave,” shkruan portali grek “New Greek TV”.

Edhe italianët janë të shqetësuar nga kjo linjë, pasi sipas tyre, ajo do të synojë të thyejë dominimin e italianëve me fluturimet nga Rinasi dhe anasjellas.

“Air Albania” është një projekt i kryeministrit Edi Rama dhe pritet që të nisë fluturimet në fillim të vitit që vjen.
Ajo do të ketë ndihmën e “Turkish Ainline”.

Kjo gjë është pohuar edhe nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit, turqit do të japin thjesht një ndihmë teknike.
“Air Albania” pritet që fillimisht të fluturojë për në Podgoricë, Shkup, Sarajevë, Prishtinë dhe Zagreb, dhe më pas do nisë fluturimet drejt Europës Perëndimore.

Synimi i saj do të jetë të thyejë dominimin e tre kompanive ajrore italiane, ta cilat transportojnë numrin më të madh të pasagjerëve shqiptarë. Bëhet fjalë për Blue Panorama, Ernest Airlines dhe Alitalia.

http://www.gazetatema.net/2017/12/06/greket-shqetesohen-nga-krijimi-i-linjes-ajrore-shqiptare-eshte-dege-e-turqve-frikesohen-dhe-italianet/

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej