Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

“Grekët” e Himarës/ Fleckenstein: T’i binden ligjeve të shtetit shqiptar

Nga Ejona 1

Eurodeputeti raportues për Shqipërinë në Bruksel: Realisht shpresoj që Këshilli Europian do të lejojë hapjen e negociatave

Nga Ejona Zenelhasani

Unë mësova që qeveria shqiptare është shumë strikte, kur vjen puna tek shtëpitë që ndërtohen pa leje dhe pa aprovimin e shtetit dhe sigurisht njerëzit duhet të trajtohen njësoj, qofshin ata shqiptarë me rrënjë shqiptare ose shqiptarë me rrënjë greke. Prandaj, unë jam dakord me atë çfarë tha kryeministri Rama.”

Ky është qëndrimi i eurodeputetit Knut Fleckenstein për debatin mes Shqipërisë dhe Greqisë për Himarën. Në një intervistë për 27.al, Fleckenstein thekson se qytetarët e Himarës, qofshin me rrënjë shqiptare apo greke, duket t’i nënshtrohen njësoj ligjeve të shtetit shqiptar.

Fleckenstein flet me optimizëm për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, duke i bërë thirrje Greqisë të mos përdorë probleme të paqëna për të penguar hapjen e negociatave.

Zoti Fleckenstein, Shqipëria është në një fazë të rëndësishme, në pritje të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Ju jeni renditur ndër mbështetësit e Shqipërisë për hapjen e negociatave. Besoni se vendet anëtare të BE-së do ta pranojnë rekomandimin tuaj për hapjen e negociatave?

Sigurisht që unë nuk e di se si çdo shtet anëtar do e shikojë situatën por realisht shpresoj që Këshilli Europian do të lejojë hapjen e negociatave. Negociatat do të fillojnë nën kushtet e tyre në lidhje me implementimin e mënyrës së tyre në parlament dhe në reformat institucionale të paktën forma e përgjithshme do të fillojë. Ky mendoj është një hap i rëndësishëm, sepse shqiptarët meritojnë që ne të hapim negociatat pas gjithë punës që parlamenti dhe qeveria ka kryer.

Në këtë fazë kaq të rëndësishme për Shqipërinë, një rëndësi specifike ka vota e secilit prej anëtarëve të BE-së, ndër ta është edhe Greqia. Siç e keni ndjekur edhe gjatë debateve në Parlamentin Europian, Greqia ka disa kritika ndaj Shqipërisë, të cilat me sa duket mund të shkaktojnë probleme në votën e Greqisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Sa të drejtë kanë eurodeputetët grekë në pretendimet e tyre sipas jush?

Po, e di që ka disa kritika rreth situatës në të cilën është minoriteti grek në Shqipëri dhe sigurisht për një komitet që merret me këto çështje në parlament ne i marrim shumë seriozisht dhe ju hedhim një sy. Por unë personalisht mendoj që qeveria greke në thelb duhet të jetë dakord që negociatat të nisin sepse edhe pas hapjes së negociatave nëse ata kanë dicka që duhet të përmirësohet, kjo gjë mund të diskutohet.

Një nga çështjet që deputetët grekë kanë kritika është edhe rasti i Himarës. Në fakt, kryeministri Rama ka shpjeguar për këtë rast se ka një projekt për rindërtimin e qytetit,  për shkak të të cilit disa familje në Himarë, duhet të braktisin shtëpitë e tyre njësoj si pjesa tjetër e popullsisë. Pra, kryeministri Rama ka sqaruar se kjo çështje nuk ka të bëjë me diskriminimin, por me zbatimin e ligjit të shtetit shqiptar duke i trajtuar të githë qytetarët të barabartë. Keni dijeni për këtë rast dhe sa mendoni se ka të drejtë pala greke?

Unë mësova që qeveria shqiptare është shumë strikte kur vjen puna tek shtëpitë që ndërtohen pa leje dhe pa aprovimin e shtetit dhe sigurisht njerëzit duhet të trajtohen njësoj, qofshin ata shqiptarë me rrënjë shqiptare ose shqiptarë me rrënjë greke. Prandaj, unë jam dakord me atë çfarë tha kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, unë mendoj që nëse i referohem vendin nga unë vij, njerëzit kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës dhe të diskutojnë çështjen atje. Kjo është diçka që me sa duket shpesh mungon në Shqipëri, pra njerëzit nuk i drejtohen gjykatës. Sidoqoftë, mendoj se të gjithë qytetarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, qofshin ata me rrënjë bullgare, greke ose shqiptare.

Ndërkohë që pala greke, me sa duket e ka të përqendruar vëmendjen edhe tek Çështja Çame. Çështja e të drejtave të popullsisë çame tashmë është diskutuar edhe në Bruksel përmes Komisionerit Johhanes Hahn. Është një çështje e të drejtave të njeriut, për të cilën Hahn u ka rekomanduar dy palëve, Shqipërisë dhe Greqisë të ulen në bisedime për ta zgjidhur. Besoni ju se pala greke ka të drejtë të penalizojë Shqipërinë me votën kundër hapjes së negociatave bazuar në këtë pretendim, sipas të cilit Çështja Çame për grekët nuk ekziston?

Tani unë mendoj që kjo do të ishte pikërisht mënyra e gabuar, në qoftë se ata do të përpiqeshin të ndalonin negociatat përpara se ato të fillonin. Sepse, unë mendoj që kjo çështje historike duhet të diskutohet mes fqinjësh dhe përsa i përket kësaj teme unë jam shumë dakord me atë çfarë tha komisioneri Hahn, që kjo çështje duhet diskutuar mes grekëve dhe shqiptarëve, si dhe qeverive të tyre. Kjo nuk duhet të çojë në mbylljen e rrugës për në Europë ose të shtyjë një vendim të rëndësishëm si ai hapjes së negociatave.

Komente (1)

  1. Ore zotrinje por problemi eshte se nuk ka GReke ne HImare me e keqja eshte se edhe ata qe jane jane me origjine gjaku nga veriu -per hir te vetetes flasin dialektin e korfuzit por kjo nuk i ben greke ..ja keta jane greket e Himares nqs himare ka greke atehere e gjithe shqipnia eshte greke ..

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>