Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

“Gratë suliote” piktura e hollandezit Ary Scheffer në muzeun e Luvrit në Paris

Nga Media 0

Është tabloja e trimërisë së grave të Sulit e njohur botërisht, ndër mijëra vepra të rralla artistike që ekspozohen në këtë muze të famshëm.

Mes mijëra veprave të rëndësishme në muzeun e Luvrit në Francë gjendet edhe piktura “Gratë suliote”.  Është tablo e trimërisë së pashoqe të këtyre grave, e përshkruar nga shumë historianë të rëndësishëm të historisë së Europës.

Më 8 nëntor 1793, pas më shumë se dy shekujsh si Pallat Mbretëror, Luvri u hap si një muze publik në Paris nga qeveria revolucionare franceze. Sot, koleksioni i Luvrit është një nga më të pasurit në botë, me vepra arti që përfaqësojnë 11.000 vjet të qytetërimit dhe kulturës njerëzore. Ndër to është edhe piktura  e titulluar “Gratë suliote”,vepër e hollandezit Ary Scheffer e vitit 1827.

Muzeu i Luvrit në Paris

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej