Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Grabitja në Rinas/ Zbardhen emrat e 4 personave të arrestuar nga Elbasani

Nga Media 0

Lidhur me grabitjen në Rinas, të tjera detaje janë zbuluar mbi bashkëpuntorët e Admir Murataj në grabitjen e 10 milionë eurove.

Burime nga grupi hetimor raportojnë se katër persona janë arrestuar sot në qytetin e Elbasanit. Mësohet se të arrestuarit janë Alkond Bengasi, Renaldo Sula, V.O dhe Saimir Çela. Tre prej të arrestuarve janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje.

Raportohet se 2 prej të ndaluarve dyshohet se modifikuan furgonin e Rinasit, me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Bëhet me dije se servisi ku u modifikua furgoni ndodhet në Elbasan, pronar i të cilit mësohet të jetë Klement Çela. Dyshohet se pjesë e këtij grupi mund të ketë qenë edhe një femër, e cila ka kryer veprime aktive në grabitje.

Policia gjatë këtyre ditëve ka mbledhur dëshmi dhe të dhëna në disa qytete të vendit, si Tiranë, Elbasan, Fushë-Krujë ku mund të çojnë në zbulimin e grabitësve të tjerë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej