Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Grabitja në Rinas/ Reagon PD: Policia angazhohet kundër qytetarëve, jo krimit

Nga Ejona 0

Pak pas grabitjes të së paktën 2 milionë eurove në aeroportin e Rinasit ka reaguar Sekretari i Pergjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Policia e Shtetit është angazhuar kundër qytetarëve që protestojnë jo kundër krimit.

Reagimi plotë i Gazment Bardhit:

Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.

Është çështje prioriteti!

Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet.

#13Prill

#RamaIk

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej