Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Grabitja në Rinas/ Lleshaj: Mos e keqinterpretoni. Të tilla ngjarje kanë ndodhur edhe në botë

Nga Ejona 0

Gjatë seancës së sotme plenare, po mbahet një interpelancë mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe opozitës së re.

Gjatë fjalës së tij, ministri ritheksoi se kjo është një ngjarje e rëndë, por sipas tij nuk duhet keqinterpretuar pasi kanë ndodhur në shumë vende edhe më të fuqishme se Shqipëria.

Ministri u shpreh se pas ngjarjes janë marrë masa për të shtuar sigurinë e aeroportit, që sipas tij ka qenë në gjendje shumë të dobët.

“Portat e jashtme të papërshtatshme. Ndriçimi i pistës është i pamjaftueshëm. Pas ngjarjes janë marrë disa masa të rëndësishme. Komisariati Rinas ka marrë përgjegjësinë për kontrollin. Policia e Shtetit ka hyrë brenda aeroportit dhe ka marrë kontrollin, përfshirë edhe zonën e kamerave që ka qenë zonë e ndaluar për policinë. Po ashtu edhe ndërhyrja e FA-ve.  

Kemi të bëjmë me një grup të rrezikshëm. Kemi të paktën një sukses fillestar. Dua të them për të gjithë ata që janë përpjekur që këtë situatë ta keqinterpretojnë. Janë ngjarje që kanë ndodhur edhe në botë. Aeroporte janë goditur edhe në shumë vende të botës që janë më të mëdhaja dhe më të fuqishme se Shqipëria. Në 18 shkurt 2013, 8 persona hynë në aeroportin e Brukselit dhe vodhën 130 thasë me diamantë. Operacioni i tyre zgjati 20 minuta dhe te ne 5 minuta. E them këtë jo për të relativizuar atë që ka ndodhur se është shumë e rëndë, por dua të them që rëndësi ka të ndihemi për një zgjidhje afatgjatë”, u shpreh Lleshaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej