Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Grabitja në Rinas, arrestohen 5 policët privat/ Ende nuk dihet shuma e grabitur

Nga Ejona 0

Pesë punonjësit e kompanisë së sigurisë që po transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, kanë përfunduar në prangat e policisë. Ndërkohë ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.

Policia ka sqaruar që shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende e papërcaktuar.

Janë arrestuar shtetasit Xhelil Metaj, 43-vjeç, Gentian Dedja, 31-vjeç, Perparim Logu, 39-vjeç , të tre punonjës SHPSF, Endrit Daçi, 31-vjeç dhe Dashamir Balla, 42-vjeç të dy shofer të shoqërisë.

Policia e kryeqytetit ka dhënë kronologjinë e plotë të ngjarjes si më poshtë:

Në orën 13 :10 njofton patrulla e policisë se mjetet e blinduara të Shoqërisë Private sigurisë fizike kane kaluar ne drejtim te Rinasit.

Ne orën  13:24 ,ka ardhur telefonatë te numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë.

Me marrjen e njoftimit patrulla e policisë është nisur në drejtim te vendit ku është marrë telefonata.

Sqarojmë se në mes te rrugës është konstatuar trafik nga patrulla dhe janë detyruar të lënë makinën dhe të shkojnë me këmbë ne drejtim te Universitetit Epoka.

Në orën 13 :29  shkon shefi i Komisariatit Vorë në vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.

Në orën 13 :34  ka ardhur një tjetër telefonatë , nga punonjësi i firmës   private  i cili ka kërkuar ndihmë policore.

Ne oren 13 :35 patrulla e policise mberrin ne vendngjarje dhe ka marre kontakt me drejtuesin e mjetit te shoqerise fizike.

Ata I kane spjeguar oficerit te patrulles pergjithshme lidhur me ngjarjen.

Sqarojme se nga Salla Operative e shoqerise perkatese nuk eshte dhene asnje njoftim  mbi ngjarjen e ndodhur ne sallen operative te Drejtorise Vendore Policise Tiranës.

Ne vendngjarje jane  konstatuar  dy automjete të pershtatura si te blinduara të një shoqërie private,  që po transportonin në drejtim të Rinasit vlera monetare.

Në këtë aks rrugor këtyre mjeteve u është ndërprerë rruga  nga një automjet  tip fuoristradë duke e goditur furgonin e blinduar të shoqërisë private dhe prej  tij  kanë dalë dy persona të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë.

Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve  kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë te shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit  e shoqërisë private të cilët ndodheshin në  të.

Pasi  kanë marrë sasinë e parave , ata janë larguar me të dy automjetet e tyre.

Sqarojme se automjetet e shoqerise fizike te pershtatur si mjet i blinduar  jane demtuar nga autoret ne pjesen e pasme duke perdorur mjet prerese te dyshuar  motosharre dhe marre me pas shumen e parave.

Gjithashtu eshte konstatuar se  kamerat e mjeteve te pershtatura si blind kane qene te fikura dhe GPS nuk ka qene i vendosur ne thaset e parave por ne nje thes I cili u gjet I vendosur poshte sediljes se shoferit.

Në vendngjarje janë fiksuar gëzhoja.

Nga  shërbimet policore , janë konstatuar/gjetur dy  mjete që po  digjeshin pranë disa banesave , në vendin e quajtur “Rruga e Hajdutëve” në Fushë Prezë.

Nga verifikimi i kryer dyshohet se këto mjete të jenë të autorëve, të përdorura në vendngjarje.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>