Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Grabitja e Qafë Kasharit/ Tahiri: Policia do e zbardhë siç ka bërë edhe me ngjarjet e tjera

Nga Skenderi 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha që policia e shtetit do të zbardhë grabitjen e Qafë Kasharit, ashtu siç ka bërë më ngjarjet e tjera.

I pranishëm gjatë prezantimit të pajisjeve të reja për Repartin RENEA Tahiri tha që “…Të jeni të bindur që siç kemi zbardhur ngjarje të tjera do e zbardhim dhe këtë. Policia e Shtetit nuk dorëzohet dhe as intimidohet nga sulmet publike”.

“Policia detyrën e ka bërë dhe atëherë ku përveç kriminaliteti në rrugë ka pasur dhe banditizëm në Parlament. Aseti ynë i çmuar është besimi i qytetarëve, angazhimi, forcimi i kapaciteteve njerëzore. Policia do të bëjë detyrën dhe do ta zbardhë këtë ngjarje, siç ka bërë me ato të kaluarat”, tha ministri Tahiri.

Më tej Tahiri  gjatë prezantimit të pajisjeve të reja për RENEA-n tha se qeveria ka shpenzuar 4 milionë dollarë për armatimin e RENEA-s, ndërsa theksoi se nuk do të mungojë mbështetja e ekzekutivit për Policinë e Shtetit.

“Kjo qeveri ka shpenzuar 4 milionë USD për pajisje të reja, armatim të ri për RENEA, për të luftuar kriminalitetin me shumë sukses. Ky nuk është i vetmi sektor ku kemi investuar për një polici të mirë, pasi kemi investuar në zyrat e shërbimit unik, në mjete të reja, burime njerëzore, akademia e policisë nxjerr njerëz të kualifikuar, po investojmë edhe në forcat speciale. Shumë shpejt do të jetë gati reparti i ri për RENEA”, u shpreh Tahiri.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej