Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Grabitja e parave/ Shkon në 6 numri i të arrestuarve, kompanisë private i hiqet licenca

Nga Skenderi 0

Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve, në lidhje me grabitjen e djeshme ku u vodhën 2 milionë euro të cilat i përkisnin një banke të nivelit të dytë.

Krahas pesë të arrestuarve një ditë më parë, punonjës të kompanisë private të sigurisë që ishin pjesë e grupit të shoqërimit, mësohet se është arrestuar edhe drejtuesi teknik i saj, Fatmir Gapi, si personi përgjegjës për blindimin e mjeteve.

Gjiithashtu kompanisë private të sigurisë që bëntë traportimin e parave i është hequr licenca e ushtrimit të aktivitetit.

Të arrestuarit në lidhje me këtë grabitje  janë shetasit:

Xhelil Metaj, 43-vjeç punonjës SHPSF

Gentian Dedja, 31-vjeç  punonjës SHPSF

Perparim Logu, 39-vjeç , punonjës SHPSF

Endrit Daçi, 31-vjeç , shofer i shoqërisë

Dashamir Balla, 42-vjeç shofer i shoqërisë

Fatmir Gapi, personi përgjegjës për blindimin e mjeteve

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>