Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Grabitja e 3.2 milionë $ në Rinas, dërgohen për gjykim 6 policët privatë

Nga Skenderi 0

Rreth 50 ditë pas vjedhjes së 3.2 milionë dollarëve që po transportoheshin për në Rinas, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik që shoqëronin valutën nga një bankë e nivelit të dytë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar.

Të pandehurit akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim. Në datën 09.02.2017, shtetasit Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja, kishin për detyrë që të kryenin transportin me dy automjete të monedhave të ndryshme në valutë nga selia e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku paratë do të imbarkoheshin në avion, sipas rregullave në fuqi.

Rrugës për në Rinas, në zonën pranë një universiteti privat, automjetet e transportit të parave u ndaluan nga disa persona të armatosur, të cilët, pasi neutralizuan rojet fizike, vodhën disa thasë me para, të cilat, gjatë hetimit, rezultoi që ishin rreth 3.2 milionë euro.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik, të ngarkuar me transportin e kësaj shume parash, nuk kanë kryer detyrat e tyre, duke bërë të mundur që agresorët të merrnin paratë dhe të largoheshin.

Hetimi për 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë, për ekzekutorët e vjedhjes, hetimet po zhvillohen nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe deri më tani janë të arrestuar disa persona si të dyshuar se kanë qenë pjesëmarrës aktivë në grabitjen me armë.

Sa u përket përgjegjësisë së punonjësve të kompanisë së sigurimit fizik, Prokuroria e Tiranës ka krijuar bindjen e bazuar në prova se ata duhet të gjykohën për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Në mënyrë të përmbledhur, nga ana e Prokurorisë së Tiranës janë konstatuar, veç të tjerave, disa shkelje, për të cilat mbajnë përgjegjësi punonjësit e ngarkuar me shoqërimin e shumave të parave, të cilat u bënë objekt vjedhjeje në datën 09.02.2017. Po kështu, në kundërshtim me sa parashikojnë aktet ligjore dhe ato nënligjore në zbatim të tyre, nga kqyrja, ka rezultuar se nuk ka patur asnjë gjurmë të njoftimit me alarm nga punonjësit e shoqërimit, konkretisht të automjetit të blinduar.

Për këto shkelje, si edhe të tjera, Prokuroria e Tiranës ka analizuar përgjegjësinë e 6 punonjësve të sigurisë, për të cilët kërkon gjykimin e tyre për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej