Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Grabitën karburantin në Ibë, arrestohet një nga autorët

Nga Skenderi 0

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e grabitjes me dhunë të një karburanti në Ibë të Tiranës, ngjarje e cila ndodhi më 4 Shkurt.

Sipas burimeve zyrtare i ndaluar është Ergit Shyti 20 vjeç, nga Tirana. Ndalimi i tij u bë pas dokumentimit të provave ligjore se Shyti është një nga autorët e dyshuar të vjedhjes. Atij iu sekuestruan tre telefona të markave të ndryshme, një portofol me 160 mijë lekë të vjetra dhe 10 euro.

Specialistët e hetimit të krimeve po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të dytë të përfshirë në këtë ngjarje dhe vënien e tij para përgjegjsisë penale.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej