Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

“Google” publikon listën e blerësve më të mëdhenj të reklamave elektorale

Nga Klodiana 0

Në prag të zgjedhjeve amerikane, të ashtuquajtura të mesmandatit, “Google” vendosi që të njoftojë qytetarët për ata që paguajnë dhe sa paguajnë për të publikuar reklama politike në platformën e tij.

Këto informacione mbahen në një seksion të raportit mbi transparencën të “Google”, që me këtë risi i përshtatet asaj që kanë bërë në qershor “Facebook” dhe “Twitter”.

Kjo lëvizje vjen në kuadër të hetimit “Russiagate”, që ka përfshirë tri kompanitë e teknologjisë për shkak të reklamave të paguara nga një kompani ruse e prodhimit të njoftimeve të rreme, shpesh herë për të influencuar presidencialet në SHBA në fund të vitit 2016.

“Objektivi i Google është që të japë informacione që ndihmojnë të gjithë të kuptojnë më mirë si funksionon propaganda politike në internet”, lexohet në këtë raport, raporton atsh.

Këto të dhëna lidhen me hapësirat për reklama elektorale që blihen në SHBA që nga 31 maji i kaluar deri tani.

Në krye, me një shpenzim prej 629 500 dollarësh në më pakë se tre muaj, është “Trump Make America Great Again Committee”, një organizatë që mbledh fonde për presidentin Donald Trump dhe zëvendësin e tij, Mike Pence.

Më pas vijojnë organizatat jo fitimprurëse si “One Nation” (440 300 dollarë) dhe “Planned Parenthood Federation Of America” (341 600 dollarë).

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej