Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gomonia e djegur me drogë në Karaburun/ Policia e ndiqte, skafistët i vunë flakën

Nga Rexhina Biba 0

Policia e shtetit ka dhënë detaje lidhur me gomonen e djegur një ditë më parë në det, ku thuhej se policia e ndoqi gomonen në det, ndërsa skafistët i vunë flakën.

Pas gjetjes së gomones në flakë në vendin e quajtur Gjiri i Shën Adreas, policia konstatoi se ishte i njëjti mjet pas të cilit ishte vënë në ndjekje.

Gomonia ishte djegur plotësisht në pjesën fundore ndërsa në bordin e mjetit vazhdonte të digjej kanabisi.

Ndërkaq, në vendin përreth gomones gjendej e përhapur dhe në thasë plastike Cannabis Sativa dhe qese plastike të ambalazhuara me mbishkrime në gjuhën Italiane.

Po gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar u gjetën edhe disa pako të mëdha me rreth 224 kg lëndë narkotike.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, dhe identifikimin e mjetit lundrues.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>