Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

“Golden Globes”, Meryl Streep thumbon Presidentin Trump (video)

Nga Klodiana 0

Në edicionin e 74-t të çmimeve “Globi i Artë”, Meryl Streep u nderua me çmimin e karrierës dhe gjatë fjalës së mbajtur, kur mori statuetën, aktorja veterane thumboi fort Donald Trump, ndonëse pa e përmendur me emër.

Mungesës së respektit duhet t’i përgjigjesh me mungesë respekti. Hollivudi është bërë e vazhdon të bëhet nga të huajt. Shikoni vendet e lindjes së shumë prej aktorëve në sallë. Nëse do t’i largonim të gjithë ata që nuk janë amerikanë, nuk do të na mbetej të shihnim gjë tjetër, veç futbollit dhe arteve marciale”, tha Meryl Streep.

Presidenti i zgjedhur iu përgjigj kritikave me një mesazh në twitter: “Meryl Streep, njëra prej aktoreve më të mbivlerësuara të Hollivudit, nuk më njeh, por më sulmoi në mbrëmjen e Golden Globes. Ajo është një lajkatare e Hillary, që humbi rëndë në zgjedhje.

Shfaqja u drejtua nga aktori komik, njëkohësisht moderator televiziv Jimmy Fallon, i cili rrëfeu se i janë dashur 3 muaj për të përgatitur hapjen e saj. Kohë që, mesa duket, nuk ishte çuar dëm, nëse gjykohet nga reagimi i të ftuarve në plate; të gjithë dukeshin se po argëtoheshin pa masë. Filmi më i mirë dramatik u shpall “Moonlight”, ndërsa ai më i mirë në gjuhë të huaj ishte francezi “Elle”.

https://youtu.be/NxyGmyEby40

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej