Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Golat shqiptarë të Ballkanit

Nga 27-shi 0

Ferhan Hasani dhe Fatos Beqiraj shënuan në ndeshjet e fundit për përfaqësueset e Maqedonisë dhe Malit të Zi

Shqipëria dhe Kosova u mundën në ndeshjet kualifikuese të së djelës, madje pa shënuar asnjë gol, qoftë në Shkodër, apo në Krakovë. Por ka pasur futbollistë të tjerë shqiptarë që i ndihmuan skuadrat e tyre. Maqedonia është mundur nga Italia vetëm sepse i mungoi totalisht fati, ndërkohë që ka zhvilluar një lojë më shumë se dinjitoze, ndërsa Ferhan Hasani, me një gol të shkëlqyer i kaloi provizorisht në avantazh fqinjët tanë. Hasani ka lindur në Tetovë dhe aktualisht është kapiteni i Shkëndisë.

8

Fatos Beqiraj, sulmues i Përfaqësueses së Malit të Zi

Ndërkohë që ka shënuar edhe Fatos Beqiraj, por ky një nga golat e përfaqësueses së Malit të Zi, në fitoren 5-0 ndaj Kazakistanit. Sulmuesi i Dinamos së Moskës ka lindur në Pejë dhe ky është goli i shtatë i tij me fanelën e Kombëtares malazeze.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej