Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Goditi punonjëset me karrige, flet administratori i fasonerisë (film)

Nga Media 0

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në një fabrikë prodhimi këpucësh në periferi të qytetit të Elbasanit, aty ku dy punonjëse kanë mbetur të lënduara.

Për shkak të gabimeve në punë mësohet që adminsitratori Edvin Asllani në shenjë nervozizmi ka hedhur një objekt të fortë, e cila ka prekur dy nga punonjëset, ku njëra prej tyre ka mbetur e lënduar në pjesën e gjurit.

Jashtë kameras punonjëset e firmës A.S. Calzatura bëjnë me dije se shpesh herë janë  ofenduar dhe dhunuar psikologjikisht nga drejtoresha mbi faktin që jetojnë në zonat rurale. Ne lidhje me këtë incident administratori tregon se është hera e parë që ndodh, një situatë e dalë jashtë kontrollit. Ai siguron se ky është rasti i parë dhe i fundit që ndodh dicka e tillë, ku dhe kërkon ndjesë.

Disa nga punonjëset flasin për incidentin e ndodhur gjatë ditës së sotme, duke e konsideruar jo normale në një vend pune.

Fasoneria A.S calzatura nuk ka më shumë se tre muaj që zhvillon aktivitetin e saj në Elbasan. Për rastin në fjalë është vënë në dijeni Inspektoriati i punës, i cili pritet të sekuestrojë pamjet që disponon vetë biznesi të incidentit të ndodhur sot, por edhe të dhunimit psikologjik që pretendojnë vetë punëtorët e firmës që ndodh në mënyrë permanente.

https://www.faxweb.al/goditi-punonjeset-me-karrige-flet-administratori-i-fasonerise-video/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej