Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Gliko me Kumbulla

Nga Skenderi 0

Përbërësit:

Për një kg kumbulla duhen:

1 kg sheqer

2 gota ujë

Përgatitja:

Zgjidhen kumbulla të forta, pastrohen nga cipa e bërthamat dhe lihen të kullojnë. Më pas vihen në ujë me gëlqere për 10 – 15 minuta.

Kullohen e lahen me ujë të rrjedhshëm. Sipas dëshirës në mes u vihen bajame të zbardhura me ujë të valuar e të pjekura.

Në tenxhere hidhet sheqeri, lëngu i tyre, uji dhe shurupi të cilat zihen për 8 – 10 minuta. Hidhen kumbullat dhe lihen të marrin një valë. Hiqen nga zjarri dhe lihen të qëndrojnë 10 orë. Më pas zihen 10 – 15 minuta në zjarr të ngadaltë, lihen të qëndrojnë përsëri dhe më pas zihen përfundimisht.

Aromatizohet me barbarozë ose kanellë. Reçeli lihet të ftohet, vendoset në diell 3 – 4 orë dhe ruhet në vende të freskëta dhe të thata. Para përfundimit të zierjes i hidhet pak limontoz.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>