Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Gliko me Mandarina, delikatesë e ëmbël shqiptare

Nga Media 0

Është koha për mandarina.

Me ëmbëlsi të lehtë, delikate në shije e fantastike aq sa, vështirë se mund të hash një kokërr e më pas të ndalosh, mandarinat janë frutat më të dashura e ndër më të preferuarat e shqiptarëve.

Më të mirat e stinës, të gatuara në mënyrën më speciale, tradicionale shqiptare atë të glikosë, gostisë së artë nga duart e amvisave shqiptare.

Një recetë për të mos u humbur ndërkohë që aktualisht tregjet janë të mbushura plot me mandarina.

Kjo ëmbëlsirë fantastike, jo vetëm që do të ëmbëlsojë të dashurit në familje por mund të ofrohet gjithashtu si një dhuratë unike për miqtë e të afërmit.

Si të përgatisim glikonë me mandarina në shtëpi

Përbërësit

1 kg mandarina (zgjidhni kokrra të vogla)

800 gr sheqer

3 gota me ujë

Lëngu i një gjysme kokrre limoni

Përgatitja

Mandarinat i pastrojmë me ujë të bollshëm.

I vendosim në një tenxhere me ujë dhe i lëmë të zjejnë rreth 30 minuta nga koha e nisjes së vlimit.

Në këtë moment, kur lëngu të jetë bërë në ngjyrëtë verdhë i heqim nga zjarri.

Hedhim ujin dhe mandarinat i shpëlajmë me ujë të ftohtë.

I vendosim sërish në tenxhere me ujë dhe i zjejmë për 30 minuta të tjera.

I heqim nga zjarri dhe i shpëlajmë sërish me ujë të ftohtë.

Më pas, i hedhim në tenxhere, shtojmë sheqerin dhe ujin dhe i vendosim në zjarr të ngadaltë që të zjejnë.

Gjatë procesit të zjerjes duhet të jeni të kujdesshëm që të hiqni shkumën që formohet.

Në momentin kur shkuma nis të shtohet edhe më shumë shtojmë lëngun e limonit dhe e trazojmë menjëherë për pak sekonda dhe e heqim nga zjarri.

Tenxheren me glikotë e mandarinave e lëmë të ftohet dhe më pas e hedhim në vazo qelqi.

Kjo gliko ruhet në frigorifer ose në vende të ftohta dhe të errëtaShërbehet me kek, biskota, akullore por edhe me çaj apo kafe. 

Gliko me Mandarina – Delikatesë e Embël Shqiptare

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej