Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Gjysmëfinalja ndaj Bajernit, Ronaldo do rekordin e ri në Champions

Nga Klodiana 0

Zinedin Zidan mund t’i besojë Kristiano Ronaldos. Portugezi u rikthye në formacionin titullar të Realit të mërkurën dhe me rrjetën që gjeti ndaj Bilbaos, ai barazoi rekordin e tij personal të golave në ndeshjet radhazi për klubin madrilen. Prekja në fund me thembër që shmangu humbjen, pasi Inaki Uilliams kishte heshtur “Bernabeu”-n në pjesën e parë, solli golin e portugezit në ndeshjen e 12-të radhazi për Realin, periudhë gjatë së cilës ai ka shënuar 22 herë (mesatarisht 1.83 gola për ndeshje).

Goli i së mërkurës ishte i 24-ti në La Liga këtë sezon, duke e lënë atë vetëm 5 gola larg Mesit në garën për “Këpucën e Artë”. Dhe me 5 ndeshje deri në fund për t’u luajtur, gara me argjentinasin mbetet ende e hapur. Seria e golave të Ronaldos në 12 ndeshjet e fundit vijon si më poshtë: Real Sociedad (3), PSG (2), Real Betis (1), Deportivo Alavesh (2), Getafe (2), PSG (1), Eibar (2), Girona (4), Juventus (2), Atletiko Madrid (1), Juventus (1) dhe Atletik Bilbao (1). Ndeshja e radhës e portugezit do të jetë Bajerni i Mynihut, në gjysmëfinalen e vajtjes së Champions-it dhe nëse do të shënojë, atëherë 33-vjeçari do të thyejë rekordin e tij të radhës.

DYSHIME PARA BAJERNIT

Por forma e mirë e Kristiano Ronaldos ka edhe anën tjetër të medaljes. Zinedin Zidan kuptoi edhe njëherë pas ndeshjes ndaj Bilbaos se skuadra e tij është shumë e varur prej CR7 dhe ky është një problem, sepse forma zhgënjyese e Karim Benzemasë dhe Garet Bejlit mund t’u kushtojë shumë kampionëve të Europës përpara gjysmëfinaleve me Bajernin. Tekniku francez e shprehu edhe pas ndeshjes shqetësimin e tij. Ndërsa në një shkrim të saj, madrilenia “AS” arrin deri atje sa të trembet se me “BB” në fushë, Reali u bën nder kundërshtarëve.

Pavarësisht cilësive të padiskutueshme të tij, në Madrid kanë frikë se i vetëm, Kristiano do ta ketë të pamundur që të eliminojë skuadrën gjermane. “Tashmë një gjë është e sigurt, pas shumë sezoneve, Bejl dhe Benzema duhet të nisin të kërkojnë skuadra për sezonin e ardhshëm, sepse është mbushur kupa dhe largimi i tyre është i paevitueshëm, përfundon komentin e saj e përditshmja e kryeqytetit spanjoll.

/www.panorama.com.al/sport/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej