Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

“Gjysmë” shkolla e Barçit në Korçë, hapen dyert vetëm për ciklin e ulët

Nga Media 0

Shkolla e Barçit në Korçë këtë vit do të hapë dyert vetëm për nxënësit ciklin e ulët.

Ulja e vazhdueshme e numrit të nxënësve sipas drejtores Rajmonda Bica ka detyruar mbylljen e klasave nga e 6-ta deri tek e 9-ta, siç i ka komunikuar Drejtoria Rajonale e Arsimit.

Rajmonda Bica: “Mendohet që të mbyllen klasa nga e 6-ta deri tek e 9-ta. Dhe ne në këtë cikël kemi 32 nxënës që marrim mësim në këto klasa. Nga klasa e 1-5 mendohet që nxënësit të vazhdojnë të marrim procesin mësimor në këtë shkollë.”

Nxënësve që do tu duhet ta vazhdojnë arsimimin në shkolla të tjera do t’u sigurohet transporti.

Rajmonda Bica: “Në shkollat ku do të sistemohen do të kenë nga Drejtoria Arsimore një mjet në dispozicion që këta nxënës të dërgohen në këto ambjente e të kthehen përsëri.”

Nga një ish-repart ushtarak është përshtatur në shkollë, e cila rrezikon jetën e fëmijëve kryesisht në stinën e dimrit.

Rajmonda Bica: “Rikonstruksion të plotë godina nuk ka pasur.”

Reduktimi i klasave ka sjellë reagimin e vetë prindërve të cilët janë shprehur të shqetësuar për mbylljen e tyre.

Prindi: Nuk është fare normale.”

Mbyllja e këtyre klasave pranohet edhe nga DAR Korcë e cila qëndron tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve në lidhje me numrin e shkollave që rrezikojnë të  mbyllen plotësisht në qarkun juglindor!

http://www.oranews.tv/article/gjysme-shkolla-ne-barc-te-korces-hapen-dyert-vetem-ciklin-e-ulet

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej