Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gjyqtarët: Nuk do lejojmë që pushtetet e tjera të nëpërkëmbin dinjitetin e gjyqësorit

Nga Skenderi 0

Unioni i Gjyqtarëve ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese kundërshtitë për ligjin e vettingut .

Në këtë ligj sipas unionit të Gjyqtarëve janë anashkaluar piketat orientuese të sugjeruara nga Komisioni i Venecias.

“Jemi pro reformave dhe nënshtrimit të proçesit të rivlerësimit, por nuk mund të lejojmë që pushtetet e tjera të nëpërkëmbin dinjitetin e gjyqësorit.Janë anashkaluar piketat orientuese të sugjeruara nga Venecia”.

Cenohen një sërë parimesh kushtetuese, shprehet unioni i Gjyqtarëve. Ligji njëkohësisht cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor.Procesi i vlerësimit të pasurisë nën kontrollin e një organi jo kushtetues.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>