Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sot vendimin për dënimin me burg të përjetshëm për Aldo Baren. Ajo ka vendosur që kjo çështje të të kthehet në Gjykatën e Lartë, pasi në dosjen e saj janë vënë re shkelje të rënda proceduriale.
Të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë pro këtij vendimi ndaj atij që konsiderohet kreu i bandës së Lushnjes.
Ish-kryeministri Sali Berisha kishte lajmëruar këto zhvillime disa javë më parë nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar qeverinë se po nxjerr kriminelët nga burgu, me qëllim përdorimin e tyre në zgjedhje.