Ka than' i moçmi: 

"Ka bar për çdo të sëmurë, po për njerëz të këqinj s'ka kurë."

- Çajupi

Gjykata e Strasburgut hap çështjen për 4 të vrarët e 21 janarit

Nga Ejona 0

Rihapet hetimi për çështjen e 4 të vrarëve në bulevard në protestën e 21 janarit të vitit 2011

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut pranoi kërkesën për të rihapur çështjen për të siguruar drejtësi për viktimat e mbetur nga protesta e Partisë Socialsite, që në atë kohë përfaqësonte opozitën e vendit. Ky vendim erdhi pas ankesës së paraqitur nga qëndra Respublika në të cilin thuhej se autoritetet shqiptare kishin dështuar për të kryer një hetim efektiv për këtë ngjarje.

Sipas drejtorit ekzekutive të qendrës Respublica, Dorian Matlija, kjo zgjidhje e pranuar nga Gjykata Evropiane si në përputhje me Konventën, duhet të pranohet tashmë edhe nga organet tona të drejtësisë, në mënyrë që të rikthehet besimi i publikut te drejtësia. Ky sipas avokatiti Matlija është një test i fortë për organet e drejtësisë.

Në vendimin e saj, Gjykata Evropiane vlerësoi zgjidhjen me pajtim që qeveria shqiptare arriti për çështjen Veizi dhe Deda. Gjykata mori parasysh pajtimin e arritur mes familjes së të ndjerit Veizi dhe Deda dhe qeverisë shqiptare, ku kjo e fundit shprehu keqardhjen për vdekjen e familjarëve të dy ankuesve dhe pranoi se ishin shkelur të drejtat e tyre sipas Konventës. Qeveria shqiptare ra dakord që, përveç kompensimit që duhet t’u paguhet ankuesve, duhet të rihapet hetimi mbi ngjarjet që çuan në vdekjet tragjike.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej